Ministri i Sportit në Itali tremb tifozët: Mund të bëjmë të njëjtën gjë si Franca

Ministri i Sportit në Itali tremb tifozët: Mund të bëjmë të njëjtën gjë si Franca
Tash esht Koha

Edhe Italia duket se po mendon pezullimin e kampionatit. Kjo për shkak të Koronavirusit. Viçenco Spadafora, ministri i Sportit në Itali, duket gjithnjë edhe më i bindur, se rifillimi i Serie A është gjithnjë dhe më i pamundur.





Në një intervistë të dhënë së fundmi, Spadafora është shprehur se Franca nuk do të jetë vendi i vetëm që ka pezulluar kampionatet, pasi të njëjtën gjë mund të bëjë edhe Italia.

“Lojtarët dëshirojnë të rifillojnë stërvitjen, me të drejtë, por nëse unë do të isha president i një klubi, do të mendoja më shumë sesi të filloja sezonin e ardhshëm.

Franca nuk do të jetë vendi i vetëm që vendosi pezullimin e kampionateve, pasi e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në Itali”.

Tash esht Koha
TAGS