Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, mbrëmë mori pjesë në koncertin e titulluar “Kështu fliste Zaratustra”, me të cilin zyrtarisht u hap sezoni i ri i koncerteve të Filharmonisë me titull “Dashuria ime e pavdekshme”.
Gjatë koncertit, dashamirët e muzikës klasike patën mundësinë ta ndiqnin shfaqjen e dy veprave madhështore: Koncerti për Piano dhe Orkestër nr. 1 nga Ludvig van Betoveni dhe “Kështu fliste Zaratustra” nga Rihard Shtraus. Si solist në koncert performoi pianisti i shquar rus, Aleksandar Melnikov, ndërsa me orkestrin dirigjoi njëri nga dirigjentët më me ndikim në Poloni, Antoni Vit.
Filarmonia në sezonin e ri të koncerteve 2019-2020, titulli i së cilës aludon në letrat të cilat Ludvig van Betoveni ia ka adresuar “dashurisë së tij të pavdekshme” misterioze, si dhe nëpërmjet interpretimit të veprave të tij, përfshihet në shënimin e 250-vjetorit të lindjes së këtij kompozitori gjerman e cila do të festohet në të gjithë botën në vitin 2020.
Përndryshe, Filarmonia edhe këtë sezon të koncerteve do t’i ofrojnë audiencës një zgjedhje të shkëlqyer të solistëve dhe dirigjentëve, si dhe një program të sofistikuar të zgjedhur që do ta paraqesë larminë e muzikës klasike nëpërmjet estetikave dhe stileve të larmishme.
Me respekt,
Ministria e Kulturës