Ministri Ismaili realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Çekisë, Zaoralek

Ministri Ismaili realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Çekisë, Zaoralek

Ministri i Kulturës, HysniIsmaili, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Çekisë, LubomirZaoralek.

Në takim u bë fjalë për bashkëpunimin tradicionalisht të mirë në fushën e kulturës, të bazuar në Marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Ministrive të Kulturës të të dyja vendeve në vitin 2009. U theksua rëndësia e çështjeve që lidhen me UNESKO-n, pasi me këtë Marrëveshje saktësohet edhe bashkëpunimi ndërmjet Komisioneve Kombëtare të UNESKO-s në të dyja vendet.

Kulturat e Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Çekisë në të gjitha fushat janë të lidhura thellësisht në nivelin institucional dhe individual, ndërsa i fundit është suksesi që në Kuadrinalen e Artit në Pragë e arriti pavijoni maqedonas me titull “Kjo ndërtesë flet (me) të vërtetë”. Pavijoni i Republikës së Maqedonisë së Veriut e mori çmimin “Triga e Artë”.

Ministri Ismaili dhe ambasadori Zaoralek biseduan për bashkëpunimet e mundshme në të ardhmen të cilat do të jenë në drejtim të thellimit të lidhjeve në fushën e artit dhe dizajnit, si dhe në fushën e veprimtarisë teatrore dhe muzikore-skenike duke i përgatitur kushtet për nënshkrimin e marrëveshjeve për projektet e ndërsjella të bashkëproduksionit.