Ministria e Kulturës i ndan çmim albanologut Agim Polloshka

Ministria e Kulturës i ndan çmim albanologut Agim Polloshka

  N J O F T I M

Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” në pajtim me Ligjin për çmime shtetërore dhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për çmime shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 52/06, 54/07, 74/12, 99/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 98/19), dhe Rregulloren e Punës së Këshillit, në mbledhjen e mbajtur më 30.10.2019 miratoi:

                                                                      V E N D I M

për ndarjen e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” në vitin 2019 për mirënjohjen më të lartë për arritjet shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit njerëzor dhe veprimtarisë sociale me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut

  1. Në fushën e edukimit dhe arsimit, çmimi i ndahet:

             – prof. dr. Agim Poloska; albanolog

  1. Në fushën e kulturës dhe artit, çmimi u ndahet:

            – Dimitar Bashevski; shkrimtar

            – Vesna Gjinovska Illkova; këngëtare e operës

            – Violeta Tomovska; artiste e estradës

  1. Në fushën e shëndetësisë, çmimi i ndahet:

             – prof. dr. Dejan Dokiq; pulmolog – alergolog

  1. Ky Vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit dhe do të botohet në “Gazetën Zyrtare të RMV-së”.

        Çmimi do t’u dorëzohet fituesve më 8 dhjetor 2019 (e diel) në orën 12:00, në sallën solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Kryetar i Këshillit për Ndarjen e Çmimit Shtetëror

„Shën Klimenti i Ohrit”

                                                              akad. Vllada Urosheviq