Ministria e Kulturës me në krye Hysni Ismailin fillon realizimin e investimeve kapitale. Ja ku

Ministria e Kulturës me në krye Hysni Ismailin fillon realizimin e investimeve kapitale. Ja ku

Ministria e Kulturës fillon me realizimet konkrete të investimeve kapitale në vetëqeverisjen lokale. Janë miratuar mjetet për rinovimin e ndërtimeve dhe mbindërtimeve të qendrës kongresore Salla Universale – Shkup, ndërtimi i pjesëve shtesë të Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Likovës, ndërtimin e Shtëpisë Përkujtimore të Toshe Proeskit, ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Bogovinës, rinovimin dhe përshtatjen e qendrës kulturore “Shota” f. Negotinë, Komuna e Vrapçishtit, rregullimin e brendshëm të ndërtesës “Kinemaja Manaki” – Manastir, dhe projekte të tjera kapitale në kulturë në njësitë e vetëqeverisjes lokale. “Projektet e shtëpisë së Kulturës në Mateç të Likoves, në Bogovinë, në Negotinë të Pollogut jane projekte qe premtohen vite me radhe nga BDI-ja, por parate edhe pae ndaheshin, zhdukeshin ne menyre të çuditshme. Kurse tani vetëm një muaj pas zgjedhjes minister, Hysni Ismaili po realizon projektet e vonuara me vite”, thonë nga Alternativa, duke shtuar se në kete menyre Ismaili po vazhdon me sukses punen e filluar nga paraardhesi i tij, Asaf Ademi.