Ministria e Kulturës reagon ashpër në lajmërimin e Agjencisë së Filmit të Republikës së Maqedonisë Veriut

Ministria e Kulturës reagon ashpër në lajmërimin e Agjencisë së Filmit të Republikës së Maqedonisë Veriut

Ministria e Kulturës reagon ashpër në lajmërimin e Agjencisë së Filmit të Republikës së Maqedonisë Veriut, shpërndahet në media më 27.07.2020. ngaagjencia PR ,,Navigators”.

Me qëllim të njoftimit të opinionit në mënyrë objektive , potencojmë se në lajmërimin e përmendur agjencia e filmit në mënyrë jo ligjore e përdor logo të Ministrisë së kulturës-sektori për mbikëqyrje inspektuese dhe juridike. Njëkohësisht me lajmërimin opinioni është sjellë në lajthitje për shkak se inicon se përmbajta e të njëjtës është e përgatitur dhe përcjellur në bashkëpunim dhe me pëlqim të Ministrisë së Kulturës.

Ministria e Kulturës përkatësisht sektori për mbikëqyrje inspektuese dhe administrative nuk është organ që imponon ndërprerjen e hetuesisë që është lëndë e punës së një organi tjetër – Komisioni shtetërore për parandalimin e korrupsionit. Ju informojmë se sektori për mbikëqyrje inspektuese dhe administrative, procesverbalin nga mbikëqyrja inspektuese jashtëzakonshme e kryer me konstatimin e gjendjes së përcaktuar faktike në agjencinë e filmit e dorëzoi në komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit për veprim të mëtutjeshëm në pajtim me kompetencat e tyre të përcaktuara në ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe ndeshjen e interesit.

Me respekt,

Ministria e Kulturës