Ministria e Kulturës ashpër reagon lidhur me fjalimin e deputetit Ilija Dimovski në kuadër të seancës së sotme të Kuvendit dhe fjalëve të thëna në foltoren e Kuvendit, lidhur me efikasitetin e punës së ministrit të deritanishëm të Kulturës, Asaf Ademi.
Në këtë kontekst ishin thënë edhe akuza lidhur me skandalin gjatë miratimit të Programit Vjetor të Ministrisë së Kulturës lidhur me Shoqatën Ilizium që gjoja ishte themeluar pas shpalljes së Konkursit, ndërsa i ishin pranuar tri projekte.
Për shkak të informimit të drejtë të opinionit theksojmë se Shoqata “Elizium” ishte formuar më 19 tetor 2017. Në kuadër të Konkursit të Ministrisë së Kulturës për t’i mbështetur projektet me interes nacional për vitin 2018, projekti i kësaj shoqate është mbështetur me 500 mijë denarë, ndërsa komisioni profesional i cili ka vendosur për projektet e Konkursit për vitin 2019 ia ndau kësaj shoqate të njëjtën shumë për projektin “Koncert me të rinjtë – Tetovë 2”.
Ministria e Kulturës ashpër i demanton qëndrimet e theksuara të cilat i konsiderojmë të pabaza dhe të pavërteta, me çka drejtpërdrejtë i është dëmtuar reputacioni ministrit në largim, Asaf Ademi, për çka duam që deputeti Ilija Dimovski të kërkojë falje.
Me respekt,
Ministria e Kulturës