Ministria e Shëndetësisë: 33 persona janë shëruar nga koronavirusi, mes tyre 6 punonjës shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë: 33 persona janë shëruar nga koronavirusi, mes tyre 6 punonjës shëndetësor

Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik, dha një lajm të mirë ditëm e sotme. Ajo u shpreh se deri më tani janë 33 personat e shëruar, mes tyre 3 mjekë e 3 infermierë.





“Deri tani kemi 33 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.Mes tyre janë 6 punonjës shëndetësor, 3 prej tyre janë mjekë”, tha Bino.

Ajo po ashtu shtoi se në spitalin Infektiv janë shtruar 74 persona, 4 prej tyre në gjendje kritike për jetën nën shërbimin e kujdesit intensiv.