Ministrin Valdrin Lluka e pyesin në Zvicër për rastin e Loredanës

Ministrin Valdrin Lluka e pyesin në Zvicër për rastin e Loredanës
15:54 | 16 Maj 2019

Ministri kosovar Valdrin Lluka është pyetur në Zvicër për rastin e Loredana Zefit.

Gjatë qëndrimit të tij në Cyrih të Zvicrës, ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka ka dhënë dy intervista, shkruan lajmi.net.

Nga ajo e dhënë për ‘TV’ Nau ministri Lluka është pyetur për reperen Loredana Zefi, se nëse rasti i saj dëmton imazhin e Kosovës përballë Zvicrës.

“Gjatë qëndrimit në Cyrih të Zvicrës, dhash dy intervista për mediume, për gazetën prestigjioze NZZ Neue Zürcher Zeitung dhe TV Nau. Nga kjo e fundit, kisha një pyetje për Loredanen dhe nëse rasti i saj dëmton imazhin e Kosovës përballë Zvicrës 😊”, ka shkruar Lluka në Facebook.

Ndryshe Loredana Zefi së fundmi është akuzuar për marrje me dhunë të një numri të madh parashë nga një çift zviceran./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS