27 March 2018 / 9:01
Ministri federal për Evropë, Integrime dhe Punë të Jashtme i Republikës së Austrisë, Karin Knajsël, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë, me ç’rast do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.
“Në takim do të bisedohet për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes dy vendeve, potencialet ekonomike për bashkëpunim, si dhe thellimin e tyre”, kumtoi MPJ.
Nga kjo ministri theksojnë se bisedimet do të përqendrohen në integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë dhe prioritetet e presidencës austriake me Bashkimin Evropian në gjysmën e dytë të vitit 2018, e në dritë të Strategjisë së Komisionit Evropian për zgjerim me vendet nga Ballkani Perëndimor deri në vitin 2025.