5 Mars 2019 / 18:46
Qeveria në seancën e fundit ka miratuar emrat e ri të institucioneve shtetërore dhe disa organeve të tjera si pasojë e ndryshimit të emrit të shtetit. Bëhet fjalë për gjithsej 136 njëri të organeve shtetërore dhe publike dhe organizatave të tjera. Kështu ekzekutivi do të emërohet Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut kurse ligjvënësi, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Por, në disa raste kur emërimet kanë pasur termin “maqedonase”, zëvendësohen me termin “kombëtare” si psh. “Radiotelevizioni maqedonas” do të jetë “Radiotelevizioni kombëtar”, kurse еmri i ri i “Filharmonisë maqedonase” do të jetë “Filharmonia kombëtare”. Emri i ri i Muzeut të VMRO-së do të jetë “Muzeu i luftës maqedonase për pavarësi” kurse “Teatrit Popullor Maqedonas” do t’i shtohet emri i vendit duke u bërë “Republika e Maqedonisë së Veriut, Teatri Popullor Maqedonas”. Qeveria kujton institucionet të kontrollojnë nëse kanë kryer të gjitha ndryshimet në të dhënat e tyre elektronike dhe materialet e shtypura.
https://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/lista_na_institucii_so_nov_naziv_-_republika_severna_makedonija.pdf
Loading…