20 March 2018 / 14:07
Komuna e Gostivarit miratoi buxhetin komunal për vitin 2018. Me 31 vota “për” kaloi buxheti me vlerën prej 1 miliard e 55 milionë e 777 mijë denarë.
Shuma e miratuar e buxhetit ishte më ulur se sa ishte propozuar nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili i pakënaqur nga propozimi i këshilltarëve të Bashkimit Demorkatik për Integrim dhe Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, tha se shumë punonjës të Higjienës Komunale dhe çerdheve do të mbeten pa sigurim shëndetësor.
“Për fat të mirë buxheti u votua, por për fat të keq se gostivarasit nuk do të kenë mundësi të kenë çerdhe të reja, nuk e kurse të punësuarit e higjienës komunale dhe të çerdheve të mos kenë sigurime shëndetësore. Me miratimin e buxhetit të cunguar, edhe njeherë u dëshmua se politika destruktive vazhdon të jetë edhe më tej prezente në Gostivar dhe se kjo bëhet vetëm që të pengohet puna e Taravarit”, tha Taravari.