Me 23 vota “për”, 10 “kundër” dhe një i “përmbajtur” në kuadër të seancës së 57-të, këshilltarët e sollën ribalansin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2020.
Nga Qyteti i Shkupit informojnë se me ribalansin e buxhetit të përgjithshëm për vitin 2020 rritet për 81 milionë denarë, që paraqet rritje prej 1 për qind në krahasim me buxhetin e parë.
“Rritja propozohet edhe në buxhetin e kredive (245 milionë denarë) për ndërtimin dhe rikonstruimin e shumë rrugëve dhe bulevardeve nëpër qytetin e Shkupit. Rrija kryhet edhe në buxheti e doracioneve (4 milionë denarë) për shkak të buxhetimit të një pjese të të ardhurave të pashpenzuara nga viti i kaluar në kulturë. Buxheti bazë është zvogëluar për 167 milionë denarë, me ç’rast propozohen shumë ndryshime sipas programeve dhe projekteve në harmonizim me dinamikën e vlerësuar të realizimit të projekteve të filluara dhe afateve të kryerjes së marrëveshjeve të arritura”, potencojnë nga Qyteti i Shkupit.
Këshilltarët e partive opozitare ishin me qëndrimin se në ribalansin është dashur të ketë rritje të mjeteve në disa zona të caktuara. Ata theksuan se Qyteti i Shkupit është dashur të vendos theks në rritjen e jo në uljen e mjeteve në zonat për aktivitetet sportive dhe rekreacion, për ndërtimin e rrugëve, sipërfaqe publike dhe kënde sportive, ku qytetarët do të mund më lehtë t’i kalojnë ditët në këtë periudhë të karantinës.
Këshilltarët e miratuan Planin e veprimit për qytet të gjelbër, i cili përpunohet në bashkëpunim me BNJVL-në nga marsi i vitit 2019, si pjesë e pjesëmarrjes së qytetit në programin e BNJVL-së për qytete të gjelbra.
Propozimi për ndryshim dhe plotësim të Planit të programit për zhvillim për periudhën e vitit 2020-2022, me të cilin janë paraparë ndryshime në mjetet e parapara financuese për projekte më afatgjate realizimi i të cilit zhvillohet përmes shumë fazave gjatë dy ose më shumë viteve. Gjithashtu, është sjell edhe Vendim për lirim nga pagesa e kompensimit për rregullimin e tokës ndërtimore për ndërtimin e objekteve me dedikim B2 shëndetësi dhe mbrojtje sociale (Qendra ditore për persona me aftësi të kufizuar intelektuale dhe trupore).