Bartësi i listës nga NJZ 2, Vllado Misajllovski sot nga sheshi i qytetit të Kumanovës në ditën e fundit të fushatës theksoi se ka realizuar numër të madh të takimeve me qytetarët e Kumanovës dhe nga njësia zgjedhore me të cilët ka biseduar për problemet, nevojat e qytetarëve. Ai i falënderoi mediumet për bashkëpunimin profesional.
Në sheshin e qytetit Misajllovski u takua me përfaqësuesit e unionit të grave dhe unionit të forcave rinore nga komiteti komunal i VMRO-DPMNE-së dhe tha se fushatën e ka filluar me energji pozitive dhe ashtu e përfundon me frymë pozitive.
Ai kërkoi mbështetje nga qytetarët më 15 korrik, për, ripërtëritje të kulturës, gjyqësisë, shëndetësisë, infrastrukturës, sportit.
Njëzet ditët e fundit, theksoi në deklaratë Misajllovski, ka vizituar shumë vende të populluara, është takuar me qytetarët, të cilët i kanë dhënë kritika, sugjerime, vërejtje për të kaluarën. Ai tha se obligohet të plotësojë atë.
Ai shtoi se VMRO-DPMNE është parti politike ndryshe nga LSDM. Edhe njëherë e kërkoi mbështetjen e qytetarëve dhe premtoi punë.