VMRO-DPMNE vlerëson se në situatë kur në rritje të vazhdueshme është numri i personave pozitiv me Kovid-19, është papërgjegjësi të flitet për zgjedhje dhe datë.
Nënkryetari i partisë Vllado Misajlovski theksoi se ekziston kanal komunikimi me partitë e tjera për marrëveshje për datën e zgjedhjeve, por që tani situata me rritjen e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve është krejt ndryshe nga ajo kur u diskutua dhe tani nuk ka kuptim të flasim për zgjedhje.
“Ne kemi realitet të ri në Maqedoni, të cilin Zaevi e quan realitet normal, por numrat tregojnë shumë ndryshe. Sot kemi të hënën e zezë. Nuk është serioze të flasim për zgjedhje në një ditë të tillë dhe të bëni fushatë. Ne jemi parti me përgjegjësi dhe do të kujdesemi për shëndetin e qytetarëve. Dua të pyes se si e di Zoran Zaevi se gjendja e jashtëzakonshme do të përfundojë tani, nga e din se ky do të jetë vazhdimi i fundit i gjendjes së jashtëzakonshme dhe nëse vendimet merren politikisht. Duhet të mendojmë, nëse me çdo kusht ata duan të shkojnë në zgjedhje dhe të jenë burim i pandemisë, qytetarët nuk e meritojnë këtë dhe nuk do ta lejojmë këtë”, tha Misajlovski.
Ai duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën e sotme për media, tha se ka pasur kanal për komunikim siç e din opinioni, por se realiteti tani është më ndryshe kur “gjysma e partisë të LSDM-së është në izolim”:
“U dëshirojë shëndet të mirë të gjithëve dhe familjeve të tyre. Nuk është koha për zgjedhje apo koha për data kur të kemi zgjedhje dhe të ngjashme. Tani është koha të bashkuar në vend t’i përkushtohemi shëndetit të qytetarëve dhe asgjë më shumë” , tha Misajlovski.
Ai si të pavërteta i cilësoi informacionet se propozim më i ri i partisë së tij kanë qenë zgjedhje të parakohshme parlamentare të ketë në vitin 2021 së bashku me ato lokale.