Mishel: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është Evropa

Mishel: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është Evropa

Presidentit i Këshillit të Evropës, Çarlls Mishell, në një konferencë për shtyp gjatë vizitës së tij të parë në Shkup, tha se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është Bashkimi Evropian. Ai siguroi se bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor do të jetë më intensiv.

 E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është Evropa. Në mars do të shohim se di do të vazhdojmë debatin me Bashkimin Evropian. Strategjia e re që po presim të aplikojmë me kolegët tanë të BE-së ndahet në tre pjesë. Pjesa e parë ka të bëjë me punën që do të bëjmë në javët dhe muajt në vazhdim për të dhënë më shumë shumë rezultata në reformat e ndërmarra. Pjesa e dytë ka të bëjë me pas me Bashkimin Evropian për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për të parë të gjitha rezultatet dhe reformat që janë ndërmarrë pikë për pikë. Pjesa e tretë ka të bëjë me Bashkimin Evropian që do të sjellë një strategji për investime dhe rritje të ekonomisë në Ballkanin Perëndimor, po ashtu dhe investimet e reja në rajon. Për një gjë jemi të sigurte se duhet të kemi një dialog intensiv me Ballkanin Perëndimor- tha Presidentit i Këshillit të Evropës, Çarlls Mishell.

Loading…