Mishi i bardhë i dëmshëm sa ai i kuq

Mishi i bardhë i dëmshëm sa ai i kuq

Debati rreth mishit të kuq dhe mishit të bardhë ka ardhur në barazim.

Konsumimi i mishit të bardhë, siç janë shpendët, do të ketë një efekt të njëjtë në nivelin tuaj të kolesterolit, si të hani mish viçi të kuq, tregon një hulumtim i ri.

Besimi i përhershëm që konsumimi i mishit të bardhë është më pak i dëmshëm për zemrën tuaj, mund të vazhdojë të jetë i vërtetë, sepse mund të ketë efekte të tjera për dallim nga mishi i kuq që kontribuon në sëmundjen kardiovaskulare, tha studiuesi i Universitetit të Kalifornisë, San Francisko.

Fresh raw chicken drumsticks isolated on white background

Kjo duhet të hulumtohet më në detaje, shtuan ata.

Proteinat e ushqimeve që s’janë mish si perimet, qumështoret dhe bishtajoret, duke përfshirë fasulet, tregojnë përfitimin më të mirë të kolesterolit, sipas studimit të ri të botuar të martën në American Journal of Nutrition Clinical.

TAGS