Mitko Jançev përjashtohet nga VMRO-DPMNE 

Mitko Jançev është përjashtuar nga radhët e partisë së VMRO DPMNE-së. Ai mbante postin e nënkryetarit të partisë dhe njëherazi është kryetar i Komunës së Kavadarit. Po ashtu është marrë vendimi edhe për përjashtimin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv, Kostadin Bogdanov.

Ndërkohë Pançe Minov deputet i GROM-it (në koalicion me VMRO-në) ka deklaruar se për shkak te vendimit jodemokratik të largimit te Mitko Jançevit dhe 7 deputeteve nga VMRO-ja largohet nga grupi parlamentar i VMRO-së përderisa kryetar i partisë është Hristijan Mickoski.

TAGS