Alsat 2020-02-26T22:37:28+01:00
Deputeti i LSDM-së, Jovan Mitreski i ftuar në emisionin “Magazina ekonomike”, në një debat për arritjet ekonomike të kësaj qeverie tha se në tre vitet e fundit rrogat janë rritur në të gjithë sektorët. Sipas Mitreskit rritje ka edhe në ndihmën sociale, pension social, kthimin e TVSH-së, në bujqësi, heqjen e kuotave për barnat.
Në vitin 2008 me konceptin e rrogës bruto kur u përfshinë shpenzimet e ushqimit dhe të rrugës. Nga viti 2009 e deri në marrjen e pushtetit, rroga në arsim u rrit për 825 denarë kurse tani është rritur për 4200 denarë. E dyta. Ndihmën sociale e rritëm për më shumë se 300%, e rritëm shtesën fëmijërore të arsimit, e aplikuam pensionin social, 2600 bashkëqytetar tonë që nuk e plotësonin kushtin ligjor prej minimum 15 viteve stazh, morën pension social prej 6000 denarëve. Kthimi i TVSH-së, për gjashtë muaj janë kthyer mbi 5 milionë euro dhe kjo ka efekt të dyfishtë sepse edhe qytetarët kthejnë mjete edhe rritet pagesa e TVSH-së gjegjësisht ulet evazioni tatimor. Për shembull, në bujqësi. 424 fermerë të rinj morën grant të pakthyeshëm prej 10 mijë eurove, ky grant tani është rritur në 20 mijë euro. Në pjesën e shëndetësisë, Ilija i përmendi ilaçet. E dini që ne i hoqëm kuotat. Tani, çdo ditë të muajit secili mundet të shkoj në barnatore dhe të blejë atë që i duhet. Kishim situatë ku qytetarët në panik në ditët e para faktikisht krijonin barnatore shtëpiake nga frika se nuk do të mund t’i marrin ilaçet që ju duhen dhe në fund i hidhnin sepse afati u skadonte. Tani edhe presioni u zvogëlua dhe ilaçet po jepen- tha Mitreski.
Loading…