Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Rashella Mizhrahi sot mori pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit 27 Janar, me mesazhin: Të mos përsëritet!.
“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit 27 Janar, ditë të cilën Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005 vendosi t’u përkushtohet viktimave, gjegjësisht t’u bëhet homazh viktimave të holokaustit, ditë kur kampi i përqendrimit Aushvic përfundimisht ndalo së funksionuari. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale mori pjesë në shënimin e kësaj dite me mesazhin. Mos mos përsëritet!”, thonë në deklaratën me shkrim Mizrahi.
“Si njeri dhe si përfaqësues të komuniteti hebraik në shtet, por edhe si ministre dua të porosis që këto ngjarje gjithmonë të mbesin në historinë dhe të jenë përkujtues që asnjëherë më të mos jemi dëshmitarë të një krimi të tillë. Historia dëshmon se mbi pesë milionë hebrenj ishin viktimë e Rajhut të Tretë, por edhe popuj të tjerë romë, sllovenë të cilët ishin viktima të regjimit nazist. Mes viktimave të holokaustit ishin edhe 7.200 hebrenj të Maqedonisë. Le të jetë kjo dita e sotme përkujtuese për atë që bëhet, kur urrejtja bëhet çmenduri, ndërsa çmenduria epidemi. Asnjëherë më të mos përsëritet””,qëndron në mesazhin e ministres Mizrahi, kumtoi MPPS-ja.