Mjekët operojnë urgjent 20-vjeçaren, shokohen nga ajo që shohin në stomak

Mjekët operojnë urgjent 20-vjeçaren, shokohen nga ajo që shohin në stomak

Një vajzë në Mumbai të Indisë është detyruar t’i nënshtrohet një operacioni urgjent për shkak të dhimbjeve të tmerrshme që i vinin nga stomaku.

Ajo nuk hante dot dhe kishte vjellje të shpeshta. Gjatë operacionit mjekët kanë mbetur të shokuar kur kanë hapur stomakun e 20-vjeçares.

Ata i kanë nxjerrë një top me flokë me peshë një kilogramë. Vajza i kishte ngrënë ato për një kohë të gjatë derisa kishin filluar dhimbjet dhe të vjellat.

Ky ves në fakt, i të ngrënit të flokëve, ka një bazë psikologjike që njihet si Sindroma Rapunzel.

Mjekët këshillojnë prindërit që të jenë të vëmendshëm ndaj fëmijëve të tyre.

TAGS