Alsat 2019-09-18T14:14:12+02:00
Nën moton “Stop dhunës ndaj punonjësve shëndetësorë” sot paradite në Qendrën klinike, në organizim të Asociacionit të specializantëve dhe mjekëve të rinj , u mbajte një protestë i punonjësve shëndetësorë.
“Personeli mjekësor tek ne është më pak i paguar në gjithë Evropën. Me dinamikë të lartë të punës, me kushte katastrofale infrastrukturore dhe materiale, ky person mban në shpinë barrën që ky sistem shëndetësor të funksionojë. Mu për shkak të kësaj, nuk është aspak e lejueshme asnjëlloj dhune ndaj personelit mjekësor. Nuk mundet që pakënaqësia ndaj sistemit të shtetit të rezultojë me dhunë fizike e as verbale ndaj mjekëve. Në këtë moment themi, “MJAFT MË”. Është koha të ndërmerren masa urgjente dhe sistemore dhe të jemi të mbrojtur. Është koha për shërbime më kualitative për pacientët si dhe personeli të punojë në kushte adekuate pune, në të kundërtën pas kësaj proteste informojmë publikisht se do pushojmë së punuari deri në momentin kur këto çështje do të gjejnë zgjidhje”, tha Nenad Lazarov, Kryetar i Shoqatës së Mjekëve të rinj dhe Specializantë.
Loading…