Mjekja Koçeva: Ajo që 27-vjeçari ka qenë i sëmurë nga leukemia në fëmijëri, s’ka ndikuar që të ndërrojë jetë me KOVID-19

Mjekja Koçeva: Ajo që 27-vjeçari ka qenë i sëmurë nga leukemia në fëmijëri, s’ka ndikuar që të ndërrojë jetë me KOVID-19

Sëmundja paraprake prej të cilës është shëruar djaloshi 27-vjeçar nga Manastiri i cili dje ndërroi jetë me KOVID-19, edhe pse ka qenë malinj, nuk ka ndikuar që ai të jetë më i ndjeshëm ndaj virusit korona ose me lehtë të infektohet me të, thotë për SDK, mjekja Svetllana Koçeva, pediatër hematoonkologe nga Klinika e Fëmijëve në Shkup, e cila e ka shëruar si fëmijë. Ajo apelon deri te qytetarët që të jenë të kujdesshëm pasi që çdokush mund të sëmuret, dhe jo vetëm personat që paraprakisht kanë pasur sëmundje tjera serioze, njofton Portalb.mk.

“Djaloshi te ne është mjekuar nga viti 2006-të, ajo është gjatë kohë dhe deri më tani kanë kaluar 14 vjet. Ajo është kohë e gjatë, gjegjësisht më shumë se dhjetë vjet në që do të thotë se është shëruar plotësisht dhe nuk ka pasur asnjë simtom. Kështu që, ky infektim për të është dashur të jetë gjithashtu ashtu sikur për të gjithë tjerët”, thotë mjekja.

Djaloshi, ashtu siç kumtuan edhe nga Ministria e Shëndetësisë gjatë fëmijërisë ka qenë i sëmurë nga leukemia, ka qenë i shëruar me citostatikë. Por, Koçeva thotë se terapia e tillë ka sjellë deri në disa prishje sekondare, ta ulë fuqinë mbrojtëse të organizmit, pak pas mbarimit të trajtimit ose gjashtë muaj pas pranimit të kimioterapisë.

“Por, pas asaj organizmi sillet sikur organizmi i çdo njeriut tjetër të shëndoshë. Të gjithë duhet të kenë kujdes. Sëmundja e tij paraprake nuk ka ndikuar që ai të jetë më i ndjeshëm ose da marrë më lehtë sëmundjen e KOVID-19. Jo, ajo nuk është e lidhur. Por, si organizmi do të përballet dhe nëse ai mjekimi afatgjatë ndoshta i ka ulur mundësitë për mbrojtje të organizmit ajo ngelet çështje e hapur”, shtoi Koçeva.

27-vjeçari nga Manastiri ndërroi jetë dje nga virusi korona në Klinikën Infektive të Shkupit ku ishte transferuar më 26 korrik. Përpara se të dërgohet atje, djaloshi ishte mjekuar në Spitalin Klinik të Manastirit për 5 ditë. Ai është viktima e katër nga Manastiri me KOVID-19.

Në Manastir dje u regjistruan 5 raste të reja me virusin korona, me çka numri i rasteve aktive është rritur në 71. Nga marsi deri më tani, atje ka 142 të infektuar.