Mjeku: Brenda 5 muajsh do jetë gati vaksina për Covid

Mjeku: Brenda 5 muajsh do jetë gati vaksina për Covid

Mjeku Genc Sulcebe i ftuar në studion e televizionit RTV ORA deklaroi se brenda këtij viti do kemi një vaksinë kundër Covid-19.

Sulcebe tha se puna që po bëhet nga disa kompani në botë do arrijë brenda këtij viti ose në fillim të vitit 2021 të fillojë të aplikojë vaksinën në shkallë të gjerë.

Genc Sulcebe: Shpresojmë që puna intensive që po bëhet nga 8 kompani në botë, Kinë, Gjermani e SHBA, do te arrijë brenda këtij viti, ose ne fillim të vitit 2021, të fillojë të aplikohet vaksina ne shkallë të gjerë, e cila do realizoj shuarjen e këtij infeksioni.

Pra brenda nje periudhe 4 me 5 muaj ne do kemi nje vaksinë e cila do fillojë të aplikohet, për arsye se ka shumë prova eksperimentale të bëra qoftë në kafshë ose në njerëz se kë to vaksina japin një gjendje imunitare.

TAGS