Mjeku i mbretëreshës Elizabeth jep këshilla për të qenë gjithmonë të rinj

Mjeku i mbretëreshës Elizabeth jep këshilla për të qenë gjithmonë të rinj

Mbretëresha Elizabeth e Anglisë është 93 vjeçe, por pavarësisht kësaj merr pjesë ende në një sërë takimesh pune dhe mbledhje qeverie.

Është super në formë dhe kjo jo vetëm pasi gëzon shëndet të mirë, por edhe sepse merr ndihmën e duhur mjekësore.

Një nga mjekët e madhërisë së saj, Mosaraf Ali, ka ndarë disa sekrete të saj për publikun.

Konsumon fruta të freskëta, të kultivuara në fermë, në vend të atyre në kuti.

-Ha mjaftueshëm proteina, duke preferuar ato që gjenden te djathi dhe qumështi i bajameve, teksa shmang ato të mishit.

-I zëvendëson lëngjet e frutave me lëng karote, molle, selinoje dhe xhinxher.

-Pi 6-8 gota me ujë në ditë.

-Ha më pak mish të kuq dhe e zëvendëson atë me mish pule ose peshk

-Nuk konsumon ushqime të skuqura, djathë dhe agrume, si dhe përdor shumë pak kripë.

-Një herë në javë ha vetëm fruta, supë perimesh dhe pi ujë.

Për mëngjes, mjeku i mbretëreshës thotë se ajo konsumon ushqime të lehta por të pasur me proteina si vezë, bajame dhe qumësht ose fruta dhe kos.

Në drekë konsumon pak perime, pak proteina dhe pak karbohidrate, shkruan noa.al.

Darkën e konsumon mes orës 19.00 dhe 20.00, gjatë së cilës shmang ushqimet pikante, ushqimet e rënda dhe ëmbëlsirat, të cilat kërkojnë më shumë kohë për ti tretur.

Për gjithë ata që duan të ndjekin një regjim të ngjashëm me mbretëreshën, mjeku Mosaraf Ali, sugjeron përgatitjen e një menuje një javore, në mënyrë që në momentin e fundit të mos mbeteni ngushtë.

TAGS