Mjeku Vasil Llajo flet nga Athina: Masat ndaj COVID-19 në Shqipëri dhe Greqi i kanë dhënë rezultatet, pse na duhen testimet e shpejta imunologjike

Mjeku Vasil Llajo flet nga Athina: Masat ndaj COVID-19 në Shqipëri dhe Greqi i kanë dhënë rezultatet, pse na duhen testimet e shpejta imunologjike

Mjeku anestezist- reanimator i ”InterMedica” Vasil Llajo ka folur nga Athina për rubrikën ”Opinion” të News24 lidhur me situatën në dy vendet dhe për testime imunologjike IKG.





Llajo ka thënë se falë Shqipëria dhe Greqia kanë dhënë rezultatet në luftën ndaj COVID-19, madje masat e Greqisë dhe pse më të lehtë se të Shqipërisë janë marrë si shembull.

Ndërkohë Llajo ka thënë se pas 2-3 javësh do të jetë e nevojshme përdorimi i testimeve të shpejta imunologjike për të parë se sa është prekur personeli shëndetësor dhe e dyta, sa imune është popullata për t’u përgatitur në të ardhmen apo për valën e dytë siç është parashikuar në vjeshtë.

Ndërkohë ”InterMedica” në Shqipëria ka ofruar analiza falas për të personat e dyshuar për COVID-19 ndërsa në Athinë pritet zgjerimi i laboratoreve në disa pika por pas kalimit të krizës së koronavirusit.

”Shifrat e përditshme tregojnë kurbën. Tani jam në laboratorin tim në Athinë, një qendër diagnostifikuese. Për momentin InterMedica është vetëm në Athinë. Në Greqi është gjendje e stabilizuar. Dje kemi pasur 52 raste të reja në krahasim me pardje. Këto janë të dhënat dje pasdite.

Besoj se marrja e masave drastike në të dyja vendet ka dhënë rezultat. Bile modeli grek është përmendur dhe nga ëashington Post dhe Al Jazeera si një model për t’u kopjuar dhe për t’u vendosur në vende si Spanja apo Italia që i morrën me vonesë dhe po vuajnë pasojat.

Këtu masat janë më specifike se në Shqipëri. Fasha e daljes është më e dalje. Laboratori im punon nga 07:00 dhe mbaron në 20:00. Edhe këtu ka të papërgjegjshëm dhe dalin nga shtëpia për mosu ngujuar në shtëpi dhe qeveria ka marrë masat duke nxjerrë në rrugë Policinë.

Në laboratorët e InterMedica dhe këtu merren masa mbrojtëse për personelin. Brenda një hapësirë për çdo 10 m2 duhet të ketë një njeri dhe venoden shirita.

Tesimet masive?

Dua të diferencoj diçka. Testi diagnostifikuas bëhet me metodën e PCR, ai është testi që dominon. IKG apo IKM janë teste implementare, nuk diagnostifikojnë. IKG është test i nevojshëm për vlerën e diagnostifikimin. është test për të diskutuar. Në Greqi është debati të lihet dhe 2 javë testi i iKG për të parë si ka reaguar popullata në imuntet, përqindja e popullatës që ka reaguar me imunitet, apo për të parë nëse mund të ketë dhe një valë të dytë të COVID-19 në vjeshtë. Atëhere një test tampon negativ nuk do të thotë që nuk ke qenë i sëmurë, por në atë fazë nuk je me COVID-19.

IKG është e para në personelin shëndetësor për të parë nëse e kanë pasur apo jo, dhe e dyta në popullatë për të parë imunitetin dhe masat e nevojshme. Testet e shpejta nuk preferohen për shkak se pozitiviteti dhe negativiteti është i madh. Ndalohet shitja e testeve të shpejta në farmaci në Greqi por unë rekomandoj që për 2-3 javë të fillojnë këto teste. Të fillojnë këto teste. Metoda Elisa nëpër laboratore do të ishte e pranueshme.

IKG ka vlerë për personelin shëndetësor dhe për studime imunologjike për të parë të ardhmen. E kanë pranuar dhe vetë amerikanët që grafikun kohor të sëmundjes nuk e përcaktojmë ne por koronavirusi apo SARS/COV-2 se COVID-19 është sëmundja.

Një nga objektivat tonë është zgjerimi i InterMedica por ka kohën e vetë. Jemi në pritje të kalimit të kësaj pandemie dhe më pas të bëjmë ato planet e biznesit. është reduktuar numri i pacientëve apo njerëzve. Nga momenti që shumë klinika dhe ambulanca nuk shkojnë tek njerëzit atëhere edhe analizat bien dhe presin t’i bëjnë në një moment të dytë.”- tha Vasil Llajo.