Modelja ‘zebër’ shpreson që në të ardhmen të ketë më shumë vajza si ajo në industrinë e modës

Modelja ‘zebër’ shpreson që në të ardhmen të ketë më shumë vajza si ajo në industrinë e modës

Modelja ‘zebër’ shpreson që në të ardhmen të ketë më shumë vajza si ajo në industrinë e modës

Winnie Harlow në emisionin “Jonathan Ross Show” zbuloi shpresat që të shohë më shumë modele vitiligo në industrinë e modës.

Ajo ka ecur në pista për ‘Diesel’, ‘Tommy Hilfiger’ dhe ‘Victoria’s Secret’, pasi arriti famën në “America’s Next Top Model”, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Winnie Harlow befasoi teksa u shfaq në “The Jonathan Ross Show”, ku diskutoi hapur për të qenit një modele e suksesshme me vitiligo.

24-vjeçari tregoi fizikun e saj në një fustan të shkurtër rozë, ndërsa rripi ia theksonte belin e hollë.

Modelja e “Victoria’s Secret” i tha nikoqirit të emisionit se shpreson të shohë më shumë modele në këtë industri, me pigmentin e tillë të lëkurës.

Vitiligo është një gjendje e lëkurës, në të cilën qelizat e pigmentit të lëkurës janë shkatërruar në zona të caktuara të trupit nga sistemi imunitar.

“Unë me të vërtetë shpresoj se në të ardhmen ka më shumë modele me vitiligo …”, tha ajo.

Modelja shtoi se ndihet keq kur lexon artikuj që thonë se “po vuan nga vitiligo”, ngase nuk ndihet që po vuan. /Lajmi.net/

TAGS