Moderatorja flet për largimin nga ‘Pop Culture’: Gjithçka ka një fillim dhe një fund

Moderatorja flet për largimin nga ‘Pop Culture’: Gjithçka ka një fillim dhe një fund

Janë të shumtë figurat e njohur të ekranit të ‘Top Channel’ të cilët janë larguar gjatë sezonit veror. Mes tyre është edhe moderatorja Dojna Mema.  Kjo e fundit zhvilloi një mini-intervistë me ndjekësit në ‘Instagram’ ku konfirmoi një herë e mirë se nuk do jetë më as moderatore e as autore e “Pop Culture”.



E pyetur rreth kësaj çështjeje, moderatorja shkruan se gjithçka ka një fillim dhe një fund. Jo, nuk do jem më autore dhe moderatore e ‘Pop Culture’ meqenëse është një pyetje në dy. Ka qenë një program që e kam dashur shumë dhe uroj të kem përcjell të njëjtën gjë edhe tek ju. Gjithçka  ka një fillim dhe një fund.  E rëndësishme është t’i bëjmë gjërat me vërtetësi dhe dëshirë. Ju përqafoj.

TAGS