Moise Kean çmend anglezët/ Thyen karantinën dhe bën festë të shfrenuar

Moise Kean çmend anglezët/ Thyen karantinën dhe bën festë të shfrenuar

Pas Arsenal e Tottenham, edhe klubi i Everton përfundon në qendër të mediave angleze teksa lojtari i tyre, Moise Kean ka thyer rregullat e distancimit social, këtë nuk e ka bërë duke u stërvitur por duke organizuar një festë të çmendur në shtëpinë e tij.





“Daily Star” ka publikuar disa foto të marra nga një grup në “Snapchat” ku bënte pjesë edhe sulmuesi italian. Nga fotot duket qartë se Kean bën pjesë në një festë në shtëpi me modele dhe me miq ndërsa një burim i fortë për të përditshmen britanike saktësi se festa është zhvilluar në shtëpinë e tij dhe ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit. Klubi i Everton nuk ka reaguar akoma zyrtarisht por në një prononcim të shkurtër për “Daily Star” kanë theksuar se sjellje të tilla janë të pa tolerueshme dhe se janë shumë të zhgënjyer.

TAGS