Moise Kean largohet nga Juventusi, ja ku transferohet

Moise Kean largohet nga Juventusi, ja ku transferohet

13:13 |

Përvoja e Moise Kean me Juventusin ka ardhur drejt fundit, pasi sulmuesi është afër ta kompletoj transferimin te Everton.

Vetëm detajet e fundit mbeten për t’u zgjidhur, por nesër lojtari do të largohet për të kryer ekzaminimet mjekësore me klubin anglez.

Operacioni pritet të jetë me vlerë rreth 30 milionë euro, megjithëse priten detaje më të sakta për shifrën përfundimtare – që mund të arrijë deri në 40 milionë, përfshirë edhe bonuset, përcjell lajmi.net.

Sidoqoftë, Kean do përfitojë tre milionë euro në sezon në Angli.

Mirëpo, mes dy klubeve duhet të ketë akoma një angazhim për t’i dhënë Juves përparësi në rast të rishitjes së lojtarit në të ardhmen.

Detaje të reja mbi numrat dhe klauzolat do bëhen të ditur pas zyrtarizimit. /Lajmi.net/ 

autor: Lajmi.net

13:17 |

TAGS