Mojs do ta drejtojë Vest Hemin nga shtëpia kundër Vulverhemptonit

Mojs do ta drejtojë Vest Hemin nga shtëpia kundër Vulverhemptonit

Londër, 25 shtator 2020 (MEDIAL) – Alan Irvin, trajneri ndihmës i ekipit Vest Hem, Dejvid Mojs, tha se trajneri 57-vjeçar nga largësia do ta drejtojë ekipin në ndeshjen e së dielës në Premier Ligën kundër Vulverhemptonit.

Mojs u vetizolua në shtëpi, sepse ai dhe dy lojtarë të tjerë kishin  test pozitiv të koronavirusit.

Të gjitha aktivitetet tona do të jenë në përputhje me Mojs. Ai do të marrë vendime për të gjitha çështjet. Të gjitha vendimet do të jenë të tijat, ndërsa unë jam një ndërmjetës, tha ndihmësi.

Irvin shtoi se Mojs dhe të dy lojtarët nuk kanë asnjë simptomë. ls/