Molliqaj: E vlerësoj Hysen Durmishin, është aktivist i fillimit

Molliqaj: E vlerësoj Hysen Durmishin, është aktivist i fillimit

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka komentuar edhe një postim të aktivistit të VV-së, Hysen Durmishi, i cili gjatë intervistës së Molliqajt e ka akuzuar këtë të fundit se po thotë të pavërteta.

Madje, Durmishi i është drejtuar Molliajt, duke i thënë “Rrej Dardan, rrej…”.

Molliqaj tha se gjatë intervistës nuk ka folur për besimtarë, as për ata që e kanë këtë punë.

“Kam folë për ata që duan të dëgjojnë. Megjithatë ndaj një vlerësim për të, është aktivist i fillimit, ka bërë punë, ka bërë edhe gabime. Nuk më lë përshtypje në këtë punë. Njeriu po u mësojke me të keqen. Unë rrezikun që e shoh te kjo qasje,  nuk e shoh te Dardani”, tha Molliqaj, në Klan Kosova.

“Kosova mbijeton, unë mund të shkoj në shtëpi. Gjithë ata njerëz që mendojnë se Kosova ecën përmes individëve dhe jo shoqërisë është gabim. Gjithë ajo që mund të them është kjo për Hysenin dhe të tjerëve”, tha Molliqaj. /Telegrafi/