Momenti kur policia zbulon dhe konfiskon 81 kg drogë në veri të Mitrovicës (Video)

Në edicionin e fundit të emisionit “Drejtësia në Kosovë” janë transmetuar pamjet e njërit prej aksioneve më të mëdha të këtij viti në Mitrovicën Veriore.

Aksioni, i cili është realizuar para disa ditësh, ka rezultuar me konfiskimin e 81 kilogramëve mariuhanë, të cilat ishin të përgatitura për tu shitur në Serbi.

Droga besohet të ketë ardhur nga Shqipëria, ndërsa e njëjta përmes Mitrovicës Veriore ishte destinuar për në tregun Serb.

Polici, i cili ka drejtuar aksionin, ka shpjeguar në pamjet e transmetuara se rrejti ishte i mirë organizuar dhe profesional në mënyrën se si e ka paketuar drogën.

Aktivitetet e hetimeve në Veriun e Mitrovicës disa herë kanë rezultuar me arrestimin e grupeve kriminale që transportojnë drogë nga Shqipëria nëpërmjet Kosovës për në tregun e Serbisë.

TAGS