11 July 2018 / 15:17
Seanca gjyqësore për rastin Monstra në të cilën duhet të dëgjohen dëshmitari i mbrojtur është anuluar sërish për shkak të mungesës së gjykatësit, Osman Shabani i cili nuk ishte i pranishëm për shkak të problemeve shëndetësore. Por, familjarët e viktimave dyshojnë se pas anulimit radhazi i dy seancave qëndrojnë motive politike, apo siç thonë tendenca për të penguar zbardhjen e së vërtetës.
Nuk kemi fjalë, jam i tronditur nuk kam fjalë. Po përsëriten, këto punë po përsëriten. Edhe herën e kaluar ndodhi kështu njëjtë, ashtu edhe sot u bë- u shpreh familjar i të akuzuarve.
Avokatja e familjes së viktimave tha se respekton arsyet e gjykatësit për anulimin e seancës, por sipas saj kjo është e rëndë për familjarët të cilët duan që sa më shpejtë të kuptojnë të vërtetën.
Sëmundja është sëmundje megjithatë por kjo g është parqet sulm të madh për familjarët dhe jo vetëm për familjarët por për gjithë popullatën maqedonase sepse edhe seanca e kaluar u anulua…..nuk është e drejtë dhe nuk është në rregull kështu që të anulohen të gjitha seancat që i presim me padurim të gjithë. Mendoj që kjo nuk do të përsëritet më- u shpreh Dafinka Ivanovska, avokate e familjes së viktimave.
Anulimi i seancës së kaluar ndodhi për shkak mungesës së kushteve teknike për dëgjimin e dëshmitarit të mbrojtur i koduar si E1. Seanca e radhës është caktuar më 22 gusht.
Për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë ishin dënuar me burg të përjetshëm Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Fejzi Aziri dhe Sami Luta. Por, pas rikthimit të rastit për rigjykim, të akuzuarit u lanë të mbrohen në liri. Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq janë të pakapshëm për organet gjyqësore për të cilët gjykatësi gjatë seancës së sotme njoftoi se organet kosovare ende nuk i janë përgjigjur kërkesës për ekstradimin e tyre.
Elmedina Aliji