23 May 2018 / 11:55
I akuzuari Haki Aziri rrëfeu para gjykatës ditët që e kanë torturuar deri në pavetëdije për një javë me radhë, vetëm që të thoshte Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviç kanë kryer vrasjet në Liqenin e Smillkovës. Aziri tha se ato ditë kishte humbur ndjenjën shumë herë nga torturat çnjerëzore dhe se e mbanin vetëm në hapësira të mbyllura dhe të errëta.
“Më thonin se ta kemi arrestuar gjithë familjen. Nënën, babain, gruan, vëllaun, të gjithë. Dhe më thanë se asnjë nuk do të mbetet i gjallë nëse nuk e nënshkruaj deklaratën. Më ofruan edhe para dhe strehim në Holandë, por un pranova vetëm ta jap deklaratën tek gjykatësi hetues dhe u thash se dua të më dërgojnë në burg. Më patën lidhur për karrike në një ndërtesë se di a ishte MPB ose DSK. Pastaj më patën dërguar në një vend malor në Koçani. Më kërcënuan që të mos kërkoj as avokat, e të mos flas me askënd për torturën pasi thanë se të gjithë janë njerëzit e tyre – tha para gjykatësve Haki Aziri.