Morena Taraku konfirmon publikisht se është e lidhur: Boll folët kot

Morena Taraku konfirmon publikisht se është e lidhur: Boll folët kot

Këngëtarja Morena Taraku është përballur me një ngjarje të pakëndshme në ‘Instagram’, pasi disa faqe kanë publikuar biseda duke pretenduar se persona të caktuar kanë folur me këngëtaren.





Biseda këto, të cilat Morena i ka mohuar, ndërsa ka treguar se është në një lidhje dhe shumë e lumtur.

“Edhe meqë ra fjala, jam në një lidhje dhe jam e lumtur. Kështu që boll folët kot’, ka shkruar ajo në një postim në ‘Instastory’.

Këngëtarja nuk ka treguar asnjë detaj tjetër se kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën, e nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim ndonjë detaj nga Morena gjatë ditëve në vijim.

TAGS