Moreno u shkarkua në mënyrë surprizuese, lojtarët e Spanjës shpërthyen në lot

Moreno u shkarkua në mënyrë surprizuese, lojtarët e Spanjës shpërthyen në lot
18:47 | 19 Nentor 2019

Lojtarët e Spanjës ishin në lot të hënën në mbrëmje kur Robert Moreno njoftoi skuadrën se ai nuk do të vazhdonte në pankinë për Euro 2020.

Trajneri u informua më herët gjatë ditës, përpara fitores së Spanjës ndaj Rumanisë, dhe dhoma e zhveshjes u shokua kur ai u konfirmoi lajmin atyre.

Moreno zgjodhi të mos shfaqej para medieve pas fitores kundër Rumanisë, përcjell lajmi.net.

Sidoqoftë, ai falënderoi lojtarët për përpjekjet e tyre dhe u uroi atyre më të mirën për verën e ardhshme.

Lojtarët u prekën nga lotët e Morenos më pas, duke lënë një lamtumirë mjaft pikëlluese. /Lajmi.net/

TAGS