Mos dilni nga shtëpia pa çadër, ja si do jetë moti sot

Mos dilni nga shtëpia pa çadër, ja si do jetë moti sot

Vranësira mesatare deri të dendura. Kështu parashkohet moti ditën e sotme.



Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare dhe në zonën veriore.

Prej orëve të mesditës reshjet e shiut të herëpashershme shtrihen në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët deri mesatar.

Përgjatë relieveve kodrinore-malore reshje në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike dhe breshër. Era pritet të fryjë nga veriperëndimi 1-8m/s, në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10m/s.