Alsat 2020-07-11T15:24:21+02:00
Edhe pse kohëve të fundit regjistrohen shifra rekorde të rasteve të reja me COVID-19, Ministria e Punëve të Brendshme çdo ditë informon për qindra qytetarë të gjobitur për mos mbajtje të maskave. Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 357 gjoba. Prej tyre:
SPB – Shkup 140
SPB – Ohër 73
SPB -Tetovë 73
SPB – Veles 25
SPB – Shtip 15
SPB – Strumicë 13
SPB – Kumanovë 11
SPB – Manastir 7
Nga Ministria e Punëve të Brendshme apelojnë që të gjithë të mbajnë maska që të mbrojnë veten dhe të tjerët. Të njëjtin apel e bëjnë edhe qytetarët e anketuar nga Alsat.
“Po, duhet ta mbajnë. Ata që janë gjobitur, e kanë merituar, sepse ajo është për shëndetin personal të njeriut”
“Gabim të madh bëjnë, gabim. Duhet të mbajnë maska për shkak të situatës. Duhet të mbrojnë veten dhe të tjerët.
“Si qytetare ju them se rekomandimet e institucioneve dhe personave kompetent duhet të respektohen, sepse ata janë që duhet t’i japin këto këshilla.”
Që nga marrja e vendimit për mbajtje të detyrueshme të maskave, në vendin tonë janë gjobitur 28 970 persona.
Evi Shkopi