Mosmarrëveshje mes Ademit dhe Taravarit për shkollat

I pari i Gostivarit, Arben Taravari dhe ministri i Arsimit, Arbër Ademi akoma nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për zgjidhjen e problemeve në fushën e arsimit. Taravari dhe Ademi ndonëse shprehen të vetëdijshëm se zgjidhja qëndron tek depolitizimi i arsimit, një gjë e tillë rezulton e parealizueshme në praktikë. Në këtë drejtim u anulua edhe konkursi i fundit për drejtor në shkollën e Çegranit.

Kisha gabime dhe shkelje ligjore dhe këtë e pranoj para opinionit dhe tash jemi duke i rizgjedh drejtorët e rinj, por përsëri po e them dua të gjejmë formulë ku më duhet edhe ndihma, e kam thënë, të insitucioneve joqeveriare, të qytetarëve edhe vetranëve të arsimit që me të vërtet shkollat ti udhëheqin njerëz të cilët meritojnë. Ne e dimë, në çdo shkollë të Gostivarit ne e dimë kush janë profesorët apo arsimtarët më të mirë për ti udhëhequr ato shkolla-deklaroi Arbën Taravari, kryetar i komunës Gostivar.

Ndërkohë, ministri i Arsimit Arbër Ademi tha se bashkëpunimi për fushën e arsimit do të vazhdojë me çdo komunë pavarësisht se cilës parti i takon kuadri që udhëheq atë. Ademi shtoi se duhet respektuar të gjitha procedurat ligjore gatë shpalljes së konkurseve për drejtor.

Gjithashtu çka nuk i kontribuon krijimit të një klime të mirë të bashkëpunimit është edhe anulimi I një anshëm të përzgjedhjes së drejtorëve edhe pse afati për parashtresa, ankesa lidhur me ndonjë lëshim të caktuar procedural ka kaluara por megjithatë mbetemi të përkushtuar që të respektojmë të gjitha dispozitat ligjore dhe të kultivojmë një frymë të bashkëpunimit të mirë, të krijojmë një klimë të mirë me energji pozitive për hatër edhe të fëmijëve tanë, të nxënësve- deklaroi Arbër Ademi, ministër i Arsimit.

Ademi dhe Taravari këto komente i këmbyen gjatë lëshimit në përdorim të sallës sportive në shkollën fillore “Mustafa Kemal Ataturk” në Gostivar. Ndryshe, me 23 nëntor Komunës së Gostivarit iu kthyen kompetencat në fushën e arsimit, konkretisht e drejta e kryetarit për të shkarkuar dhe emëruar drejtorët e shkollave, e drejtë kjo që iu mor në shkurt të këtij viti.

Melihate Rustemi                    

Loading…

TAGS