Mot i ndryshueshëm, me periudha me diell

Mot i ndryshueshëm, me periudha me diell

Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha diellore më shpesh në pjesët veriore dhe pasdite. Paradite veçanërisht në pjesët jugore do të ketë kushte për shi afatshkurtër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare verilindore.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 10 deri në 19, ndërsa ajo e ditës prej 23 deri në 31 gradë.

Në Shkup, mot i ndryshueshëm me erë të lehtë deri mesatare verilindore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 15, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 29 gradë.

Vijon periudhë e motit të qëndrueshëm me temperatura më të ulëta të mëngjesit. Më freskët në mëngjes do të jetë të hënën dhe të martën. Gjatë ditës përkohësisht do të ketë vranësira mesatare, ndërsa temperatura e ditës në juglindje do të arrijë deri në 30 gradë.