Moti në Maqedoni do të jetë mot me vranësira dhe më i freskët me mundësi të reshura të shiut, të cilat pasdite dhe gjatë natës në pjesët jugore dhe juglindore do të jenë më të mëdha dhe më intensive. Do të fryjë erë mesatare veriore.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 8 deri 18, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri 20 gradë Celsius.
UV-indeksi do të jetë 4.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me të reshura të përkohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 15, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 21 gradë Celsius.