Moti i ndryshueshëm, temperatura deri në 24 gradë

Moti i ndryshueshëm, temperatura deri në 24 gradë
Tash esht Koha

Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me periudha të diellit dhe me reshje lokale të shiut. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të motit jostabil me shi të rrëmbyeshëm, paraqitje të bubullimave dhe përforcim të erës.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 7 deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 17 deri në 24 gradë.

UV indeksi do të jetë 7.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha të diellit dhe me shi lokal. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 12 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 21 gradë.

Tash esht Koha