Moti i ngrohtë, temperatura deri më 37 gradë

Moti i ngrohtë, temperatura deri më 37 gradë

Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të ketë mot jostabil lokal, të ndjekur me të reshura të shiut, bubullimë dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 23, ndërsa ajo maksimale do të jetë prej 30 deri 37 gradë Celsius. UV=9.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në Luginën e Shkupit do të ketë kushte për të reshura të shkurta të shiut dhe bubullimë. Temperatura minimale do të ulet deri 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 35 gradë.