Moti sot në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli. Do të fryej erë e dobët nga drejtimi verior. Në orët e pasdites do të rriten vranësirat dhe priten reshje të rrëmbyeshme të shiut të përcjella edhe me bubullima e vetëtima. Temperatura minimale do të sillet nga 6 deri në 13 gradë, derisa ajo maksimale nga 20 deri në 29 gradë Celsius.
Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, pasdite me kushte për reshje të rrëmbyeshme të shiut. Temperatura do të sillet nga 13 deri më 26 gradë Celsius.