Moti sot kryesisht i vranët

Moti sot kryesisht i vranët

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët, në pjesët jugore me reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e kohëpaskohshme e përforcuar nga drejtimi juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej dy deri në shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 11 deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, kryesisht i vranët me erë të kohëpaskohshme të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 18 gradë Celsius.

Edhe të dielën do të fryjë erë e kohëpaskohshme e përforcuar nga drejtimi juglindor. Të hënë reshje të rrëmbyeshme do të ketë nëpër vend dhe në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme dhe të përcjella me bubullima. Më pas vijon periudhë e motit të vranësirave të ndryshueshme dhe mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima, si dhe rritje të temperaturës së ditës.

Loading…

TAGS