Moti sot paradite me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Nga orët e mesditës vranësirat do të rriten dhe do të ketë mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht do të ketë paraqitje të motit të ligë me reshje të mëdha, erë të fuqishme dhe paraqitje të bubullimave. Temperatura minimale do të lëviz prej 11 deri 19 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 25 deri 33 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 8.
Në Shkup dhe rrethinë moti paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite do të paraqitje të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullimave dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të arrij deri 17 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës deri 30 gradë Celsius.