Moti sot në Kosovë, këto do të jenë temperaturat

Moti sot në Kosovë, këto do të jenë temperaturat

Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të cilat vende-vende parashihet të shoqërohen me riga të dobëta shiu, kryesisht në pjesën veriore, qendrore dhe juglindore të vendit.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, shtypja atmosferike gradualisht do të shënojë rritje. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.