Motoçiklisti goditi metalet e makinës për transport, helmeta e shpëtoi pa lëndime (Video)

Motoçiklisti goditi metalet e makinës për transport, helmeta e shpëtoi pa lëndime (Video)

Gjatë udhëtimit nëpër një rrugë të ngushtë në Kinë, një motoçiklist u rrëzua për toke, pasi goditi metalet e makinës për transport.

Megjithëse ra në asfalt, shpëtoi pa asnjë lëndime, pasi e kishte vënë helmetën si duhet, transmeton Telegrafi.

Gjatë kontrollit mjekësor, ai ka thënë se nuk i ka parë zgjatimet e makinës, që ishte parkuar pranë një kamioni.

Në të njëjtën kohë, pamjet janë shpërndarë në internet, për të treguar rëndësinë e madhe që ka helmeta. /Telegrafi/

TAGS