Motoçiklisti ndaloi i tmerruar, kur poshtë ulëses i doli një kobra (Video)

Një motoçiklist që po udhëtonte nëpër Indi, u tmerruar kur poshtë ulëses i doli një kobra e rrezikshme.

Ende nuk dihet se sa gjatë ka qëndruar aty, apo formën se si është futur, por kishte ngecur dhe nuk po mund të largohej vet, transmeton Telegrafi.

Derisa qëndronte në pozicion sulmi dhe mund të hidhej në çdo moment, ekspertët e gjarpërinjve i qëndronin pranë dhe prisnin për momentin më të mirë të intervenimit.

Videoja e postuar më poshtë, tregon kobrën me kokë lartë para se të nxjerrët prej motoçikletës. /Telegrafi/

TAGS